LSM: Përkohësisht të punësuarit do t’i kenë të drejtat e njëjta si edhe të punësuarit e tjerë

Punonjësit të cilët janë të punësuar përmes agjencive për punësime të përkohshme do t’i kenë të drejtat e njëjta si edhe të punësuarit e tjerë në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune.

Kjo është paraparë në projekt-ligjin për agjencitë për punësime të përkohshme të cilët tashmë kanë kaluar në seancën e fundit të Këshillit ekonomiko-social dhe duhet të hyjë në procedurë qeveritare.

Kryetari i LSM-së, Zhivko Mitreski sot në konferencë shtypi tha se me këto ndryshime ligjore përfitim do të kenë 5.131 punëtorë.

“Me këtë propozim ligj mundësohet disapozitat e përgjithshme të Ligjit për marrëdhënie pune të vlejnë për të gjithë punëtorët, gjegjësisht edhe për punëtorët të cilët i lëshon agjencia për punësim të përkohshëm. Ato do të vlejnë edhe në pjesën e pagesës, së pagës minimale, sigurisë dhe shëndetit në punë, mbrojtjes së kategorive të veçanta të punëtorëve… Është e rëndësishme edhe ajo se me nenin 21 dhe nenin 24 rregullohet e drejta e lirisë së organizimit sindikalist dhe negociimit kolektiv”, theksoi Mitreski.

Ai kumtoi se në seancën e sotme të Këshillit ekzekutiv është procedura e fundit për vazhdimin e marrëveshjes kolektive për sektorin privat, ndërsa për marrëveshjen kolektive për sektorin publik tha se pritet të fillojnë analizat për realizimin e bisedave me sindikatat e tjera reprezentative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button