Ministri Bekteshi takoi Ambasadorin shqiptar Fatos Reka

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot prit në një takim pune Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.

Ministri Bekteshi, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe sidomos bashkëpunimin ekonomik.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që ky bashkëpunim të thellohet dhe të arrihet shkëmbim edhe më i madh tregtar mes dy vendeve, të rriten numri i turistëve në dy vendet si dhe bizneset e dy vendeve të investojnë në kapacitete të ndryshme në Maqedoni dhe Shqipëri.

Pikë të veçantë në diskutim, qëndron në kumtesë zuri projekti për ndërtimin e largpërçuesit Manastir-Elbasan, që do të stabilizon dhe do të përforcon rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike.

Amabasadori shqiptar Fatos Reka, pasi uroi marrjen e detyrës së re, ftoi ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi të zhvillon vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button