Kulaçi qeveritar, ja sa zëvendësministra dhe sekretarë shtetëror i takojnë BDI-së dhe Aleancës

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët kanë arritur marrëveshje për ndarjen e posteve të zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetëror, njofton Portalb.mk.

Edhe pse postet tashmë u vërtetuan për Portalb, sërish emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur.

Pjesëmarrësi në bisedimet për ndarjen e posteve shtetërore të eshalonit të dytë, Sadullah Duraku konfirmoi se Bashkimt Demokratik për Integrim (BDI) do të ketë 4 zëvendësministra dhe 5 sekretarë shtetëror.

“Zëvendës ministra të Bashkimit Demokratik për Integrim do të ketë në Ministrinë Mbrojtjes, Arsimit, Punëve të Brendshme dhe Financave. BDI do të ketë edhe 5 sekretarë shtetëror por ende nuk dihet se kush do t’i udhëheqë këto poste ngaqë edhe sot po zhvillohen bisedime për këtë çështje”, tha Duraku.

Nga LR-PDSH thanë se Aleancës për Shqiptare do t’i takojnë 2 zëvendësministra dhe 2 sekretarë shtetëror.

“LR-PDSH ka arritur në pajtim për 2 zëvendësministra dhe 2 sekretarë shtetëror. Pasi të mbarojnë këto do të merremi me eshalonin e tretë, e ku hyjnë postet e drejtorive”, thanë nga qendra për komunikim e kësaj partie.

Por se cilat zëvendë ministra i takojnë LR-PDSH, nga atje u shprehën se për një gjë e tillë do të caktohet sot në mbledhjen e kryesisë.

“Sot sërish do të ketë mbledhje kryesia me fillim në ora 18 për ti shqyrtuar propozimet për postet e tjera të eshalonit të dytë”, thanë nga LR-PDSH-ja.

Edhe nga zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov u bë e ditur se bisedimet për postet në eshalonin e dytë ende nuk kanë përfunduar, ndërsa sapo të përfundojnë do të hidhen në Kuvend për votim, nga ku edhe do të njoftohet opinioni i gjerë.

“Bisedimet për caktim të posteve në eshalonin e dytë ende nuk kanë përfunduar, ato priten të përfundojnë gjatë këtyre ditëve. Kur të mbarojnë këto do të dërgohen në Kuvend për tu votuar nga ku edhe do të njoftohet opinioni i gjerë për emrat”, tha Shilegov.

I pytur për një çështje tjetër, Shilegov bëri të ditur se “është caktuar seancë për të mërkurën por se nuk e dimë për çfarë”.

Përndryshe, pas përfundimit të emërimit të eshalonit të dytë qeveritar,  ata hidhen në votim në Kuvend, pasi të votohen të njëjtët, fillohet me emërimin e posteve të eshalonit të tretë, drejtorive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button