iPhone 6, i rrumbullakosur (Foto)

Modeli iPhone 6 do të prezantohet nga Apple në muajt e ardhshëm, ndoshta në shtator, por në web sa vijnë e shtohen informacionet dhe pamjet mbi objektin.

Faqe të ndryshme interneti kanë arritur të shkelin privatësinë e brishtë të kompanisë së themeluar nga Steve Jobs. Njëra prej tyre, 86digi.com ka publikuar disa foto që tregojnë një rindërtim në plastikë të modelit të iPhone-it të ardhshëm.

Një model që krahasuar me të kaluarit rezulton më i rrumbullakosur dhe me trashësinë që është reduktuar me 6 milimetra. Ndërkohë, pjesa e pasme e tij do të jetë prej metali, me tre dizajne të ndryshme.  

Lajme të ngjashme

Back to top button