Han: IRJM më në fund e tejkaloi krizën

Komisari për negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han sot në konferencë për shtyp në Bruksel, të mbajtur një orë para takimit të tij me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se vendi më në fund e ka tejkaluar krizën politike dhe se sot temë kryesore në bisedat me Zaevin do të jenë prioritetet urgjente reformuese.

Ai e priti delegacionin e ri të Qeverisë së Maqedonisë, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, e në të cilën janë edhe zëvendëskryeministrat Bujar Osmani dhe Radmilla Shekerinska, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“IRJM më në fund, me përkrahje të BE-së, e tejkaloi krizën poltiike përmes zgjedhjeve korrekte dhe formacionit të Qeverisë së re dhe tani shpresojmë se do të kthehen në politikë ditore. Sot me kryeministrin Zaev do të bisedojë për implementimin e Prioriteteve urgjente reformuese”, tha Han në konferencë për shtyp kushtuar ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor.

Përveç me Johanes Han, delegacioni i lartë i Qeverisë së Maqedonisë, sot në Bruksel takohet edhe me kryetarin e Këshillit evropian, Donald Tusk, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button