Në automjetin e Urgjencës, ndërron jetë një vajzë 15 vjeçare gjatë rrugës Gostivar-Shkup

Me autopsinë do të konstatohet shkaku i vdekjes së vajzës 15 vjeçare e fshatit Gunovicë e Poshtme, e cila të dielën në mëngjes nga Gostivari është dërguar për intervenim në Qendrën Urgjente në Shkup, njofton Portalb.mk.

Vajza ka pasur dhimbje të barkut, ndërkaq pas dhënies së ndihmës mjekësore në Qendrën Urgjente të Gostivarit, ajo menjëherë është ridërguar për në Shkup, pasi që ka qenë me funksion të zvogëluar të organeve vitale  dhe më seriozisht i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, kumtojnë nga MPB.

Vajza a ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërkaq në Qendrën Urgjente të Shkupit është konstatuar vdekja, pa shenja të dhunës, thuhet në buletinin e MPB-së.

Nga Qendra Urgjente e Shkupit thonë se ata vetëm e kanë konstatuar vdekjen e vajzës dhe për shkak të dispozitave ligjore, trupi i saj është dërguar në autopsi mjeko-gjyqësore, për t’u konstatuar shkaqet e vdekjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button