SHGM i dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve të 24 Vesti dhe Portalb

Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni i dënon ashpër sulmet dhe kërcënimet e fundit ndaj gazetarëve që ndodhën javën e kaluar.

Sulmi fizik mbi ekipit të Televizionit 24 Vesti nga ana e sigurimit të Qendrës Tregtare në Shtip dhe kërcënimet e ish-ministrit të Drejtësisë Blerim Bexheti ndaj gazetares së Portalb-it Elida Zylbeari, paraqesin sulm ndaj lirisë së mediave.

“Pengimi në kryerjen e punës të kameramanit të 24 Vesti Ivan Kamçev që të inçizojë Qendrën Tregtare dhe kërcënimi nëpërmjet të ndërmjetësuesve ndaj gazetares Zylbeari nga ana e Bexhetit, kanë qëllim të qartë që t’i heshtin gazetarët që mos t’i kritikojnë dukuritë negative në shoqëri”, thonë nga SHGM.

Sipas tyre, këto sulme dhe kërcënime tregojnë që dhunuesit që deri më tani sulmonin gazetarët, nuk janë frikuar nga ndryshimi i qeverisë në Maqedoni.

“I bëjmë thirrje ministrit të punëve të brendshme Oliver Spasovski që menjëherë t’i identifikojë dhe të merr përmasa ndaj dhunuesve. E përkujtojmë qeverinë e re që reformat e vërteta në mediat do të fillojnë kur do të ndërpresë dhuna ndaj gazetarëve, e cila do të arrihet vetëm nëse dhunuesit dënohen ashpër. Maqedonia në maj të vitit të kaluar e pranoi rekomandimin e Këshillit të Evropës për sigurinë e gazetarëve. Sipas saj qeveria jonë është e obliguar t’u garantojë gazetarëve mjedis të sigurtë për punë”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

LEXO: Kërcënohet gazetarja e Portalb për shkrimin në lidhje me Komunën Saraj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button