Gallup: 34 për qind e kosovarëve duan të ikin nga Kosova

Për organizatën e njohur të analizave dhe sondazheve, Gallup, 14 për qind e popullsisë në botë (afro 710 milionë) duan të migrojnë.

Sipas organizatës, 62 për qind e popullsisë së Sierra Leones do të donte të largohej nga vendi. E dyta renditet Shqipëria, me përqindje të barabartë me Haitin (56).

Në vendet në rajon, këto shtete janë në top-listën e vendeve me më së shumti qytetarë që duan të largohen: Bosnje dhe Hercegovina (36) dhe Maqedonia (34), transmeton Telegrafi.

Derisa në vitet 2010-2012, 29 për qind e kosovarëve janë deklaruar të largohen, në analizën për vitet 2013-2016 kjo ka arritur në 34 për qind.

Më poshtë mund të shikoni edhe listën e vendeve ku të anketuarit që duan të largohen do të donin të jetonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button