“Aktor”: Gjykatësit në Shkup lëndën për autostradën e kanë futur në arkiv në vitin 2014

Ndërmarrja greke “Aktor” nuk ka njohuri se ka pasur parregullsi në lidhje me marrëveshjen për ndërtim të autostradës Demir Kapi- Smokvica, thonë nga ndërmarrja, njofton Portalb.mk.

Nga atje thonë se pas revizionit të gjykatave në Shkup, lënda është futur në arkiv më 2014-n. Sipas tyre, marrëveshja për ndërtim të autostradës është arritur në bazë të fitimit të tenderit ndërkombëtar.

Kjo vjen pasi para disa ditëve u publikua lajmi ku Agjencia për Luftë Kundër Korrupcionit (OLLAF) ka dënuar ndërmarrjen “Aktor” me 50 milion euro për shkak të mashtrimit dhe shpërlajres së parave gjatë ndërtimit të autostradës Demik Kapi-Smokvica, shkruajnë mediat greke “Prototema” dhe “Katimerini”.

Ndërsa ndërmarrja ndërtimore greke “Aktor” konfirmoi se nuk ka marrë akuzë dhe paraqitje për kryerje të veprës penale dhe i ka hedhur poshtë të gjitha shkrimet për parregullsi në punën e autostradës Demir Kapi – Smokvicë.

“Aktor” nëpërmjet kumtesës thanë se nuk ka kurrfarë parregullsie në punën e tyre dhe si arsyetim për atë e përmendin hetimin gjyqësor të Maqedonisë në vitin 2014 e cila ka treguar se “ata nuk kanë kryer kurrfarë vepre penale”.

Në pyetjen e “Meta”, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar para dy vjetëve ka deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe se janë duke u grumbulluar dëshmitë për zbardhjen e rastit “Aktor”.

Para dy viteve, me kërkesë të Prokurorisë greke, Policia Financiare e Greqisë ka arrestuar drejtorin e “Aktor”, Lleonidas Bobollas, për shmangie të pagimit të tatimit dhe për borxh ndaj shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button