Android, objektiv i viruseve

Platforma Android e Google-it është deri tani më dominuesja në treg. Por, ndodh gjithmonë që sistemet më të përhapura të jenë edhe epiqendra e viruseve. Në tremujorin e parë të vitit 2014, Android ka qenë mikpritësja e 275 nga 277 familje të reja të viruseve, me zbulimin e formave të reja të viruseve, dhe në vend të dytë dhe të tretë qëndrojnë sistemi Symbian i Nokia-së dhe iOS i Apple-it.

Sipas kompanisë së sigurisë, F-secure, 88% e këtyre viruseve janë krijuar për qëllime përfitimi, dhe vetëm 19% kanë si qëllim kontrollin e telefonave. Android nuk është e vetmja platformë e prekur nga viruset, edhe sistemi Symbian i Nokia-së si dhe iOS i Apple-it gjithashtu janë prekur.

Ndërsa për platformat Windows Phone dhe BlackBerry nuk është raportuar nëse kanë pësuar ndonjë sulm gjatë kësaj periudhe, megjithatë krahasuar me sistemet Android dhe iOS, këto platforma janë më pak të prekura nga viruset. Pavarësisht numrit të madh të viruseve në platformën Android, F-Secure beson se do të ishte e gabuar të thoshim se Google nuk ka qenë aktive në përpjekjet e saj për të rritur sigurinë në platformën Android.

Lajme të ngjashme

Back to top button