RDK uron 139 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Me rastin e 139 vjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit, ngjarjes më të madhe historike shqiptare, partia e Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) ka dërguar kumtesë ku duke uruar për këtë ka shprehur shpresën se përvjetoret e ardhshme të kësaj Lidhje popullin shqiptar do ta gjejnë në një situatë më të mirë se kjo e tashmja, njofton Portalb.mk.

“Sot e kësaj dite, amaneti i Lidhjes së Prizrenit ngelën i parealizuar,me shpresë reale se ky amanet do të shoh ditë më të mira në periudhën që pason. Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare urojmë 139 vjetorin e Rilindasve të Lidhjes së Prizrenit me shpresë që përvjetoret e ardhshëm do të na gjejnë në një situatë tjetër nga kjo e tanishmeja. Gëzuar 10 qershorin, gëzuar ditën e Lidhjes”, thuhet në kumtesën e dërguar nga RDK.

Përndryshe, sot mbushen 139 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button