Merkel është e brengosur për shkak të situatës në Katar

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se është e brengosur për shkak të situatës rreth Katarit, duke shtuar se të gjitha vendet nga Gjiri, e po ashtu edhe Irani dhe Turqia, duhet të punojnë së bashku me qëllim që të gjendet zgjidhje për kontestin rajonal.

Merkel në konferencë të përbashkët për shtyp në Meksiko Siti me presidentin Enrike Penja Kieto theksoi se zgjidhja e situatës do të jetë e pamundur nëse nuk përfshihen të gjitha forcat rajonale, duke i potencuar Iranin, Turqinë dhe Katarin.

Ajo po ashtu shtoi se Gjermania është e gatshme për negociata për Bregzitin, të cilat sipas kryeministres britanike Tereza Mej duhet të fillojnë më 19 qershor. Merkel supozon se Britania do t’i përmbahet planit për negociata pas rezultateve të papritura zgjedhore, në të cilat Partia Konservative e Mejit e humbi shumicën parlamentare.

Kancelarja gjermane theksoi se Britania e Madhe pavarësisht nga Bregziti edhe më tej do të jetë pjesë e Evropës, duke shprehur dëshirë se vendi do të mbetet partner i mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button