Maji i ndryshimeve

Çdoher kur vie maji, ma kujton atë maj të hekurt të vitit 2001, më kujtohen ato batalijone ushtarësh e komandantësh që për herë të parë dolën haptazi nën amblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, më kujtohen fytyrat e banorëve të kësaj treve ku për herë të parë ndihesh të çliruar nga dyndjet dhe shtypjet e shteti sllavo-maqedon, fundja liria ndërshqiptarë gjithmonë është llogaritur si bekim prej Zotit, dhe secili që ka pandehur të i’a mohoj lirinë shqiptarët i ka sjell mallkim vetes.

Shqiptarët jetojnë këtu shekuj me rradhë, ne jemi populli më i vjetër ne Ballkan, popull i vetëm autokton me një gjuhë, kulturë e tradit unike, ne jemi legjitim të kësaj toke. Madje shumë të huaj e kanë pohur vet se shqiptarët janë popull i vetëm që posedon ndjenja të pastra kombëtare, këtë e ka pohur edhe vitit 1999 në Kosovë e 2001 në Maqedoni, ku nga gjitha anët e globit marshuan shqiptarët e emigruar nëpër shtete të botës për t’a mbrojtur atdheun e tyre, vatren e tyre stërgjyshore.

Shqiptari është llogaritur qytetar i dorës së dyte, ndonjëherë edhe i dorës së tretë, është plaçkitur e keqtrajtuar sistematikish, është nençmuar e përbuzur ekonomikisht, politikisht e juridikisht, shqiptarit i’a kanë kufizuar shkollimin dhe i’a kanë mbjellur ndjenjën e frikës e të infioritetit, në këtë shtet dekata me rradhë i’a kanë mohur identitetin dhe kulturën stërgjyshore gjenerat pas gjenerate, shqiptarët duhet të migrojnë e të kërkoj në shtete tjera prespektiv dhe mirëqenie, Maqedonia është e barabart me ferrin mendonin mendjet e fundrrinat sllave. Kishin harruarr se shqiptari rritet me rrëfimet e karakterit të Avni Rrustemit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Tahir Mehës, kishin harruarr se Shqiptari rritet me motivin nga heroizmat e Skenderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit. Kishin harruarr se shqiptari lind i destinuar për të qenë i lirë dhe zot në trojet e tij autoktone. Kishin harruarr se kur shqiptarit i prek thika në asht, atëherë durimi merr kahje tjetër, lekura rrjepet për së gjalli, shpresat ushqehen me gjak ndërsa fitorja bëhet e shenjtë. Zaten gjithmonë trimëria, guximi, kryëngritja e maturia kanë qenë pjes e moralit të shqiptarët.

Prandaj, muaji maj në Maqedoni konsiderohet muaj i ndryshimeve, muaj kur shqiptarët dolën në skenë atheherë kur për shqiptarët as që mendohej se jetojnë diku, u dhanë një dozë të fortë shtetit sllav duke e gjunjëzuar përpara drejtësisë dhe njerzores. “Partia jonë është Shqipëria, në robëri puna jonë është lufta, në liri lufta jonë është puna”, thoshtë shkrimtari jonë Midat Frashashëri.

Me 2 maj 2001 u shpall zonë e lirë në fshatin Sllupçan të Kumanovës, për t’u përjetësuar kështu në faqet e lavdisë vepra, guximi, heroizmi dhe sakrifica e burrave të lirisë, buzëqeshjes së

pavdekësisë së tyre.. për shekuj me rradhë Sllupçani do të mbetet simbol i ndryshimeve, reformave dhe revolucioneve, simbol i rezistencës dhe kryengritjes, simbol i lavdisë dhe mbijetesës, për dekata me rradhë Hstoria do të ndjehet krenare me veprën madhështore të Shqiptarëve të Maqedonisë në përgjithësi dhe të Sllupçanasve në veçanti, për shumë mote të lira brezat do të ulin kapelën përpara pishtarëve të lirisë, përpara varrit të Shenasi Ibrahimit, Beqir Sadikut, Agim Rufatit, Harun Kasumit, Abdul Mexhid Shahinit,Sead Iljazit, Remzi Osmanit e Ramiz Demirit, për shumë gjenerata do të mbetet i lartësuar heroizmi i familjes Zymberi, gjaku i tyre që shënoi fletat e historisë me ngjyrë të kuqe.. Karvani i atdheut duhej të zbukurohej me gjakun e fëmijëve, gjakun dhe djersën e rinisë, kjo tokë duhej të lahej me lotët e nënave për bijt e tyre, që ne sot frymojmë të lirë.

Gjithmonë viti 2001 do të konsiderohet sinonim i rezistencës, i vyrtytit dhe i barazisë. Vitit 2001 do të mbetet sinonim i të drejtës që secili të jetojë dhe të përparoj ashtu siç dëshironë ai, kemi dhanë mjaft prova se e duam progresin, mirëqenien e stabilitetin. Vitit 2001 dhe sakrifica e trimave dhe trimëreshave të lirisë do të mbetet gjithmonë inspirim për ne dhe udhërrëfyes në labirinthet e jetës. Gjaku i dëshmorëve të kësaj toke do të mbetet gjithnjë arsyeja më e fortë që në ta shtrengojmë me thonjë e me zemër dashurinë për këtë popull, sepse, këtë liri që kemi sot nuk është dhurat nga askush,por është përpjekja dhe mundi e djersa e bijve të këtij vendi.

E papranueshme është për një komb nëse nuk i pason idealet e dëshmorëve, amanetin e tyre në vdekje, tradhëtarë është ai që shkel mbi gjakun e dëshmorëve, mbi varret e tyre, i pavlerë është edhe ai që nuk nderon veprën e dëshmorëve. Atdheu është i madh, atdheu po më ngroh nënë-thoshte dëshmori i kombit Bashkim Suka. Zoti i bekoftë Shqiptarët. Shqiptarët meritojn të bashkohen…

Lajme të ngjashme

Back to top button