Armando Sadiku kërkon që Shqipëria ta rikthejë lojën agresive

Sulmuesit e kombëtares shqiptare, Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi, gjatë një konference për media, theksuan se ndeshja ndaj Izraelit, që zhvillohet këtë të diele, është shansi më i mirë për të kthyer situatën.

Sadiku u shpreh se një ekip si i kombëtares shqiptare nuk mund ta pranojë kurrë humbjen me Luksemburgun.

“Kemi mundësinë më të mirë për të marrë sërish situatën në dorë. Një ekip si ne nuk mund ta pranojë kurrë humbjen me Luksemburgun, por pas saj kemi folur gjatë. Unë besoj se nuk ka asnjë faj trajneri në këtë aspekt, por çdo gjë na takon ne ta ndryshojmë. Na takon ne të reagojmë. Duhet të jemi dhe do te jemi shumë agresivë në fushë”, theksoi Sadiku.

Sokol Cikalleshi u shpreh se e rëndësishme për të është të shënojë fitore skuadra.

“Besoj se kemi humbur agresivitetin dhe këtë duhet ta rikthejmë. A do të shënojë në Izrael? Për mua rëndësi ka të fitojë skuadra, pastaj pak rëndësi ka nëse shënoj unë apo jo. Por gjithsesi, do të ishte dyfish kënaqësi të fitonim dhe të shënoja”, theksoi Cikalleshi, transmeton kp.

Skuadra kombëtare e Shqipërisë ka planifikuar pasditen e sotme zhvillon seancë stërvitore, kurse nesër paradite niset drejt Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button