Junker paralajmëron dënime për mosplotësimin e kuotave të migrantëve

 Kryetari i Komisionit evropian, Zhan Klod Junker u kanos me parashtrimin e procedurës juridike kundër atyre anëtarve të BE-së të cilët nuk do ta plotësojnë kuotën e konfirmuar për pranim të migrantëve.

“Javën e ardhshme do të merremi me çështjen nëse do të parashtrojmë procedurë për mosrespektimin e marrëveshjes (për kuotat). Ende nuk është marrë vendim për këtë, por unë qartë them se jam për masa të tilla”, deklaroi Junker për javoren gjermane “Shpigel”, transmeton MIA.

Me planin, që e publikoi Eurokomisioni në vitin 2015, parashikohet që të gjitha vendet e BE-së të pranojnë një pjesë prej 160.000 migrantëve, pjesa më e madhe nga Siria, Eritrea dhe Iraku, të cilët gjenden në Greqi dhe Itali, në bazë të kuotave të konfirmuara, varësisht nga madhësia dhe fuqia ekonomike e tyre.

Mirëpo, disa nga anëtaret e BE-së nga Evropa Lindore, si Hungaria, Polonia dge Sllovakia, padyshim paralajmëruan se nuk do ta respektojnë planin për pranim të migrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button