Kryeministri Zaev u takua me ambasadorin italian, Karlo Romeo

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin italian Karlo Romeo, me të cilin ka biseduar për ardhmërinë euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe përparimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Italisë.

“Jemi të përkushtuar në reforma, pasi kjo është rruga e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s dhe drejt jetës cilësore për qytetarët e Maqedonisë”, tha kryeministri Zaev.

Siç thuhet në kumtesën e kabinetit të tij, Zaev, po ashtu, paralajmëroi politika konstruktive me të gjitha subjektet politike dhe institucionet në shtet, si dhe integrim të opinionit ekspert në procesin reformues, të rëndësishëm për perspektivat e shtetit.

U konstatua se një nga reformat e rëndësishme për qytetarët dhe për Maqedoninë është sigurimi i kushteve për jurisprudencë të pavarur. Kryeministri Zaev, siç thuhet në kumtesë, ka paralajmëruar se Qeveria e re do të udhëheq politika të ndërtimit dhe respektimit të institucioneve të pavarura, që do të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Ambasadori italian tha se Italia mbetet mik i madh i Maqedonisë dhe përkrahës i eurointegremeve, për çka kryeministri Zaev ka shprehur falënderim në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button