Ku kanë mbërritur bisedimet për kulaçin qeveritar dhe postet në ministri, flasin partitë

Bisedimet me partnerëve të koalicionit qeveritar LSDM-BDI-ASH të Maqedonisë, për ndarjen e posteve të eshalonit të dytë dhe tretë nuk shkojë lehtë. Ka dy ditë që grupet e punës nuk janë takuar. Problemi qëndron në përzgjedhjen e kuadrove si dhe në sferat të cilat disa i kërkojnë ndërsa të tjerët nuk i japin duke pasur qëndrime të paluhatshme, thonë pjesëmarrësit në bisedime. Deri më tani asgjë nuk ka mbaruar dhe asnjë ministri nuk është ndarë, konfirmojnë për Portalb.mk pjesëmarrësit në bisedime duke hedhur poshtë kështu spekulime të niveleve të ndryshme nga mediat.

“Ndarja e resorëve janë spekulime mediatike. Bisedimet vazhdojnë, dhe besojmë në epilog pozitiv, në pajtueshmëri të palëve, dhe ne interes të kompletimit dhe të funksionimit të Qeverisë në rrugën e reformave. Kontributi ynë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i pakontestueshëm në formimin e Qeverisë reformatore, dhe si i tillë duhet vlerësuar.” shprehet për Portalb.mk, Flakron Bexheti zëdhënësi i LR-PDSH-së që është pjesë e Aleancës për Shqiptarët.

Sa i përket kërkesë së Aleancës për Shqiptarët, kjo parti kërkon tre sfera në të cilat vërtete do të duhet të ketë gjak të ri dhe reforma të reja.

“E rëndësishme është që dikasteret qe do ti takojnë Aleancës për Shqiptarët të drejtohen me kuadro cilësorë në fusha përkatëse, dhe të ndjehet efekti reformues i Qeverisë së re” shton më tej Bexheti.

Petre Shilegov nga Lidhsja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ishte i prerë në qëndrimin e tij që bisedimet vazhdojë dhe shkaku i mos-prishjes së procesit partia e tij nuk komenton asgjë.

“Ta dini që bisedimet vazhdojmë dhe se nuk ka mbaruar asgjë e nuk është ndarë asgjë. Do të dalim me informatë publike për përzgjedhjen e kuadrove” tha për Portalb.mk, Shilegov.

Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ka parë të arsyeshme të komentojë procesin. Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani tha për Portalb.mk se “duhet një bashkërendim më i madh mes partive politike për reformat gjithëpërfshirëse që pasojnë”.

Burimet e televizionit Alsat M shpjegojnë se kryeministri Zoran Zaev, për partitë shqiptare BDI dhe Aleanca për shqiptarët ka ofruar 6 poste të zëvendësministrave dhe po aq të sekretarëve shtetërore. Përderisa debati i grupeve të punës është fokusuar se në cilat dikastere të marrin zëvendësministra dhe sekretar shtetëror shqiptarët, ekziston edhe një debat brenda dy partive shqiptare se cilës partie, sa poste t’i takojnë.
Alsat mëson se Aleanca për shqiptarët ka këmbëngulur që postet të ndahen 3 me 3 mes tyre dhe BDI-së, por sipas burimeve tona partia e Ahmetit ka një ofertë tjetër për Aleancën e LR PDSH-së, RDK-së dhe Unitetit. Ahmeti ka ofruar 2 poste të zëvendësministrave dhe 4 të sekretarëve shtetërore duke parashikuar që në konton qeveritare të Aleancës për shqiptarët të ketë edhe një zëdhënës shqiptar të Qeverisë.

E në pyetjen dërguar Qeverisë pse kaq gjatë po e stërzgjatin procesin e përzgjedhjes, zëdhënësja e kryeministrit Zoran Zaev, Vesna Kovaçevska Trpçevska bëri me dije që Qeveria është shumë e interesuar që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejtë, por duke mos dhënë detaje.

Shkaku i jo-transparencës dhe dhënien e paktë të informatave zyrtare të partive në fjalë kemi një sërë spekulimesh në opinion duke u nisur nga ajo që LR-PDSH do të del nga Qeveria pasi që nuk është e kënaqur me atë që merr nga bisedimet, për tu bashkuar me opozitaren Lëvizja Besa ndërsa në vendin e tyre do të vjen Partia Demokratike Shqiptare në krye me Menduh Thaçin.

Kyçja e PDSH-së në Qeveri?

“Nuk kemi biseduar për Qeveri me PDSH-në”, kjo është përgjigja e zëdhënësit të BDI-së dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në pyetjen e Portalb.mk, në lidhje me informatat e publikuara nëpër media për bisedime eventuale mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.

Osmani konfirmon se mes dy liderëve, të PDSH-së dhe BDI-së ka kontakte dhe është diskutuar për një takim të mundshëm.

“Ka pasur një bisedë telefonike mes liderëve për t’u dakorduar për takim. Mendojmë se tani duhet një bashkërendim më i madh mes partive politike për reformat gjithëpërfshirëse që pasojnë”, tha për Portalb, Osmani.

Nga PDSH mbeten të pakapshëm për prononcim për redaksinë tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button