Për punëtorët e “Jugohromit” , Zoran Zaevi është shpresa e vetme (Dokument)

Sindikata e Jugohromit kërkon takim me kryeministrin Zoran Zaev, për t’i shpalosur problemet dhe kërkesat e tyre. Nga kryeministri Zaev, sindikata e Jugohromit kërkon që sa më parë të rifilloj me punë kombinati metalurgjik Jugohrom, njofton TV21.

Përveç Zaevit, ftesë për takim mori edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Në letrën e lëshuar Ahmetit, sindikata kërkon ndihmën e subjektit të BDI-së për rikthimin në punë të 700 punëtorëve. Theks të veçantë i vendoset faktit që ministri i mjedisit është një nga kuadrot e BDI-së, duke kërkuar ndihmë për rihapjen e kombinatit metalurgjik Jugohrom.

Këtë e bëri të ditur vet krye sindikalisti Bajram Amiti i cili në mëngjesin e sotëm i publikoi ftesat e dërguara kryeministrit Zoran Zaev dhe partnerit të tij të koalicionit Ali Ahmetit.

Ndërkaq Jugohrom u mbyll më 2 nëntor të vitit të kaluar, pas vendimit të Inspektoratit Shtetërorë të Mjedisit për mos vazhdimin me punë, pasi që u konstatua se kombinati metalurgjik nuk i përmbush standardet ekologjike për të vazhduar me punë. Jugohrom tanimë ka filluar ndërtimin e stacionit filtrues, me të cilin mendohet se do të përmbushen kushtet për rifillim me punë, por stacioni është ende në fazën fillestare të ndërtimit. Sipas rezultateve të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësorë, pas mbylljes së Jugohromit, ndotja e ajrit në Tetovë dhe rrethinë është dukshëm e reduktuar. Po problemi qëndron te 700 punëtorët që mbetën pa punë pas mbylljes së Jugohromit, të cilët shpesh herë pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur në formë proteste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button