Vetëm një organizatë civile është kyçur në proceset e krijimit të strategjive për reforma të administratës

Avancimi i krijimit për pjesëmarrje të politikave publike është njëra ndër prioritetet bazë të reformave të administratës publike. Megjithatë, a janë të kyçura organizatat civile në proceset e krijimit të strategjive për reforma të administratës publike?

Një pjesë e rezultateve të hulumtimeve për njohjen e pjesëmarrjes së organizatave civile në procesin e reformave të Administratës publike të zbatuar në kuadër të projektit “Aleanca e qytetarëve për transparencë – Vëzhgimin e procesit të reformave të administratës publike nga ana e organizatave të qytetarëve”, tregojnë se prej 20 organizatave civile vetëm një organizatë civile është kyçur në strategjinë për reforma të Administratës publike (2010-2015) dhe strategjinë për reforma në Administratën publike (2017-2022), njofton Portalb.mk.

Projekti “Aleanca e qytetarëve për transparencë – Vëzhgimin e procesit të reformave të administratës publike nga ana e organizatave të qytetarëve”, është përkrahur nga Bashkimi Evropian, ndërsa e ka zbatuar “Fondacioni shoqëria e hapur- Maqedoni” dhe “Eurothink – qendra për strategji evropiane”.

I gjithë hulumtimi është në këtë link: https://goo.gl/lHW94D.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button