Paralajmëron zyrtari i OKB-së: ISIS synon të sulmojë Evropën

Një zyrtar i lartë i OKB-së ka thënë se grupi i Shtetit të vetëshpallur Islamik ISIS, po synon gjithnjë e më shumë të sulmojë Europën, njofton koha.net.

“ISIS, pavarësisht presionit të vazhdueshëm ushtarak, vazhdon të rezistojë, veçanërisht në Mosul dhe Raqa”, tha nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet politike Jeffrey Feltman, duke shtuar se grupi ekstremist ka riorganizuar strukturën e tij ushtarake, duke i dhënë komandantëve lokalë më shumë pushtet dhe sulme frymëzuese jashtë zonave të konfliktit.

Megjithëse vëllimi i mesazheve nga grupi i Shtetit Islamik ka rënë në 16 muajt e fundit, tha ai, “kërcënimi vazhdon, ndërsa mbështetësit jashtë Sirisë dhe Irakut mbledhin dhe shpërndajnë këtë propagandë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button