Perëndimi i përçarë

Çdo perandori ose superfuqi ka ngritjen, dominimin, hegjemoninë dhe në fund rënien. Nuk është çudi, që edhe SHBA deri në fund të shekullit 21 të marrë  fund. Supermacia, polici dhe lidershipi i botës, shkruan, një ndër figurat dhe personalitetet më karizmatike të shekullit 20 Henri Kissinger në librin ‘Kina Kontinentale’ na e reflekton çështjen e ndërlikuar dhe analizon rolin e Amerikës në botë. Në fund ndryshimi i shpërndarjes globale në botë, qendra e gravitetit do të kalojë nga Perëndimi në Lindje, thotë Henri Kissinger. Me ardhjen e presidentit Donald Trump dhe administratës së re të republikanëve, për herë të parë është shfaqur pesimizmi, ankthi, pasiguria se çfarë do të sjellë e ardhmja në botë. Shumë studiues, analistë  dhe politikologë mendojnë që presidenti i SHBA, ndryshe nga paraardhësit e tij, me diskursin dhe agjendën politike mund të rrëshqasë, të tërhiqet ta mbyllë Amerikën  në një klub dhe në fund ta fundos në një pellg kulturor (hedonist). Donald Trump turneun dhe vizitën e parë e bëri në Lindjen e Mesme. Në mënyrë cinike e sfidoi politikën e jashtme ndaj aleatëve të tij perëndimorë, e bëri më të izoluar. Vizita e presidentit amerikan në shtetet e Gjirit Persik, Arabinë Saudite dhe Lindjen e Mesme edhe më shumë e thelloi krizën, tha një diplomat libanez. Kjo vizitë e tij ishte më shumë nxitëse mes sunitëve dhe shiitve, poshtëruese dhe injoruese për popujt musliman. Synimi i tij ishte, të krenuarit ndaj Iranit dhe presidentit liberal Rouhanit që kishte filluar reformat dhe nxjerrjen e Iranit nga izolimi dhe sanksionet. Donald Trump edhe më tej e ringjalli armiqësinë e përzier, nacionalizmin dhe fondamentalizmin islam ndaj Amerikës, tha diplomati libanez. Në Lindjen e Mesme dhe botën arabe gjithë shtetet janë totalitare dhe autoritare përveç Libanit. Nën udhëheqjen e populistëve dhe autokratëve janë ndarë dhe përçarë në shumë aleanca. Ajo i ngjan shekullit të 12-të, si hordhitë mongole nën udhëheqjen e Chingiz Khanit, pastaj lufta e kryqëzatave dhe lufta musliman me musliman sunit me shiit. Lufta në Irak dhe Afganistan dhe më tej e minoi paqen dhe stabilitetin. Pakënaqësia dhe armiqësia ndaj SHBA solli radikalizmin dhe ekstremizmin në botën islame. Një studiues dhe ekspert i Lindjes së Mesme tha që SHBA pësuan disfatë në Lindjen e Mesme, ata nuk sollën demokraci si në Lindjen e Largët.

Më vjen turp që ne amerikanët kemi një president të tillë’

Amerika është e pasigurt përmes dështimit të aventurës së presidentit Donald Trump. Ai ka vendosur autoritet mbi Partinë Republikane. Amerika first nën udhëheqjen e Donald Trump vazhdon të përçajë Perëndimin. Europën  pa aleatin e fuqishëm e presin sfida më të vështira. Me rritjen   e pozitës dhe rizgjimin  politik të Rusisë, Europa  është e dënuar të dështojë në të ardhmen. Demokracia më e vjetër në botë, lokomotiva e rendit botëror në rruzullin tokësor ka humbur shkëlqimin, imazhin dhe kredibilitetin në botë. Gazeta ‘New York Times’ shkruan, kombi amerikan në shekuj mburrej dhe ka qenë krenar për etërit presidentët e saj.  Në një anketë një zonjë para kamerave tha, më vjen turp që populli amerikan ka një president të tillë. Presidenti vepron kundër vullnetit të shumicës së kombit amerikan, tha kjo zonjë. Në samitin e 7 shteteve më të zhvilluara në Siçili, gjesti i presidentit duke e shtyrë me krah kryeministrin e Malit të Zi ishte turp, më anticivilizues në historinë e SHBA. Një correspondent nga Washingtoni tha, veprimi i Donald Trump ishte tragjikomik dhe shokues. Me një egocentrizëm, narçizëm dhe fetishizëm, presidentit  në mes homologëve të tij i dukej vetja sikur të ishte mbinjeri. Superfuqia me tradita iluministe liberale dhe bipolare hoqi dorë nga projekti kundër ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike në samitin e Siçilisë. Gjithë shtetet ngelën të zhgënjyera dhe të dëshpëruara sidomos aleatët tradicional perëndimorë. Kancelarja e Gjermanisë tha, është fatkeqësi për planetin dhe gjithë njerëzimin. Nuk mundemi të qëndrojmë inferiorë, edhe SHBA nuk na mbështet në këto projekte madhore ne do të vazhdojmë më tej me Kinën, Indinë dhe shtete të tjera, të jemi unik në rendin ndërkombëtar dhe global ta mbrojmë planetin tonë të bukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button