Sot shënohet Dita e brigadës ajrore

Në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec sot do të mbahet solemnitet me rastin e Ditës së brigadës ajrore.

Në solemnitet është paralajmëruar prania e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefit të SHM të ARM-së, gjeneral-nënkolonelit, Metodija Veliçkovski, si dhe të përfaqësuesve nga Minsitria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së.

Në kuadër të shënimit do të kumtohen urdhërat për avancim dhe përfitim të titullit pilot, si dhe masa stimuluese për rezultate të realizuara në punë.

Të prnishmit do të kenë mundësi ta ndjekin edhe ekspozitën e mjeteve ajrore dhe materialo-tenike me të cilat disponon brogada ajrore.

Ekzistimi i brigadës ajrore bazohet në vendimin e Presidentit të RM-së prej 10 prillit të vitit 1992 me të cilin është formuar komanda e mbrojtjes ajrore dhe kundërajrore të ARM-së. Në vitin 2005 brigada ajrore u transformua në njësi më të vogël të quajtur VING-u ajror që figuron deri në vitin 2012 kur sërish u formua brigada ajrore në përbërje të Komandës së bashkuar operative.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP