Këto janë çmimet e Panairit të Librit në Prishtinë (FOTO)

Me një ceremoni të thjeshtë sonte u ndanë çmimet e Panairit të Librit i cili para pak ditësh ka hapur një edicion tjetër në kryeqytetin kosovar, njofton Kultplus, përcjell Portalb.mk.

Adem Gashi ka marrë çmimin për librin më të mirë me poezi ndërsa Xhevat Syla ka marrë çmimin si autori më i mirë i këtij panairi në zhanrin e letërsisë për fëmijë.

Çmimin e veçantë për eseistikë, kritikë dhe publicistikë e ka marrë Klara Buda për përkthimin në frëngjisht të Mitrush Kutelit. Buda ka qenë e pranishme dhe u shpreh e emocionuar që po merr çmim në Kosovë, vendin me të cilin ajo ka një lidhje shumë të veçantë.

Ajo ka treguar se si është njohur me Kosovën gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, kur ajo ka punuar në Radio France, dhe se si i është refuzuar viza asokohe të vinte në Kosovë me një delegacion pune. Buda ka sjellë këtë vit në Francë një libër mbi Mitrush Kutelin, përkthimin e veprës “Fshati im e pi rakinë”.

Romani më i mirë i Panairit u zgjodh “Shtrati 13” nga Petrit Palushi.

Një çmim special të Panairit e ka marrë Lucie Leanne – shkrimtare franceze e cila erdhi në shqip me anë të Shtëpisë Botuese Buzuku, me veprën e saj

“Kufiri”. Për vepër kapitale, çmimi i Panairit të Librit shkoi për Shyqri Nimanin.

Tenda më e vizituar gjatë Panairit u shpall Argeta LMG, ndërsa Flutur Mustafa me veprën “Na dy” morri çmimin special të Panairit që shërben në të njëjtën kohë edhe si motivim për shkrimtarët e rinj.

Më shumë informata në lidhje me Panairin mund të gjeni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button