Shenjat që tregojnë se jeni duke konsumuar shumë sheqer

Shumica e njerëzve mendojnë se vetëm personat me diabet kanë nivele të larta të sheqerit në gjak. Por, kjo nuk është e vërtet!

Çdo person mund të vuajë nga kjo dukuri dhe mund të mos e vëreni dëmin që mund t’ia shkaktoni vetes në sistemin nervor, enë të gjakut dhe organe, transmeton Telegrafi.

Prandaj, për të shmangur një dukuri të tillë, Telegrafi ju sjellë disa shenja paralajmëruese se jeni duke e tepruar me sheqer:

Vazhdimisht ndjeni uri
Nivelet e larta të sheqerit e parandalojnë glukozën të futet nëpër qeliza. Si rezultat i kësaj, trupi nuk merr energji dhe kërkon ushqim vazhdimisht – cikël vicioz.

Gojë e tharë dhe etje e tepërt!
Goja e tharë dhe etja e tepërt janë reaksione të humbjes së lëngjeve. Hipotalamusi, i cili e vlerëson nivelin e dehidratimit dhe e shkakton etjen, dërgon shenja në tru. Normalisht, ju nuk mund të refuzoni të pini, por është më mirë nëse zgjidhni ujë në vend të çajit pa sheqer.

Lodhje e tepërt
Me nivele të larta të sheqerit në gjak, trupi është i paaftë të absorbojë glukozën siç duhet. Energjia shfrytëzohet në mënyrë jo efiçiente dhe qelizat trupore nuk e marrin energjinë të cilën u duhet. E gjitha kjo shpie në faktin se njerëzit shpeshherë ndjehen të lodhur pa ndonjë arsye.

Urinim i shpeshtë
Nëse nivelet e sheqerit janë shumë të larta, veshkat nuk mund t’i riabsorbojnë lëngjet. Prandaj, trupi, duke u përpjekur ta barazojë përqendrimin e glukozës në gjak dhe në qeliza, e shkrin gjakun me lëngje intracelulare, kësisoj e sjellë përqendrimin e glukozës në normale dhe kjo shpie në urinim të shpeshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button