Filloi implementimi i sheriatit në Brunei

Brunei, një vend tejet i pasur në ishullin Borneo lajmëroi në këtë vend nga sot hyn në fuqi  ligji islam i sheriatit, në pjesën e dënimeve, për ti parandaluar krimet.

“Besoj në Allahun e plotëfuqishëm dhe i falëndërohem që nga sot , 1 maji mund të fillojë faza e parë e implementimit të sheriatit. Dikush thotë që ligji i Zotit është i rreptë dhe u padrejtë por e kanë gabim sepse është e kundërta, Allahu ka thënë se ligji është shumë i drejtë” tha sulltani Hasanal Bolkiah. 

Sulltani i cili është një ndër më të pasurit në botë falë biznesit me naftë, që nga tetori i vitit të kaluar paralajmëroi se do të respektohet sheriati për muslimanët në këtë vend.  Në Brunei deri më tani sheriati është implemetuar vetëm për çështjet martesore.

Nga sot ky vend bëhet vendi i vetëm në Azi që e implemeton sheriatin për të gjitha çështjet ku dy të tretat e banorëve të këtij vendi janë muslimanë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button