Ministri i Jashtëm i Katarit të shtunën për vizitë në Moskë

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov dhe homologu i tij nga Katari Shejh Muhamed bin Abdurrahman Al Thani do të takohen të shtunën në Moskë, njofton agjencia zyrtare ruse e lajmeve Ria-Novosti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë bazuar në një burim nga Ministria e Jashtme, Al Thani të shtunën do të qëndrojë për vizitë në Moskë, ku do të takohet me Lavrovin.

Nga ana tejtër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se presidenti Vladimir Putin nuk ka planifikuar ta pranojë Al Thanin.

Të hënën, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini, Egjipti dhe Jemeni njoftuan për ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin duke e akuzuar atë për “mbështetje të terrorizmit”.

Bllokadës diplomatike kundër Katarit iu bashkangjitën edhe Ishujt Maldive, qeveria libiane e Tebrukut, e cila mbështet gjeneralin puçist Halife Hafter që nuk gëzon legjitimitet ndërkombëtar, Mauritania dhe Ishujt Komore.

Ndërkaq, të martën në mbrëmje, Jordania njoftoi se ka ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Katarin dhe se ka mbyllur zyrën lokale të televizionit Al Jazeera të Katarit.

E gjendur nën bllokadë diplomatike, Katari ka mohuar të gjitha akuzat e drejtuara, duke thënë se është viktimë e një fushate shpifjesh që synojnë të dëmtojnë shtetin.

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, më herët ka deklaruar se kriza mes Katarit dhe shteteve arabe duhet zgjidhur përmes dialogut dhe negociatave.

Nga ana tejtër, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov ka theksuar se Rusia nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve të tjera dhe përkrah zgjidhjen e problemit në një mjedis paqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button