Gjykata Supreme sërish anuloi seancën për “Mostrën”, arsyeja avokati i sëmurë

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sërish anuloi seancën, e cila duhej të mbahej nesër për rastin “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, njofton Portalb.mk.

Anulimi i seancës publike, siç njoftojnë nga gjykata, është me kërkesë së avokatit mbrojtës Asmir Alispaiq për shkaqe shëndetësore, me ç’rast në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë është dorëzuar dokument përkatës mjekësor.

Termini për mbajtjen e seancës publike për këtë lëndë do të caktohet shpejtë, informojnë nga Gjykata Supreme.

Kjo është hera e dytë që Gjykata Supreme e shtyn seancën në fjalë. Mbajtja e kësaj seance vjen si rezultat i ankesës së shtatë të dënuarve të rastit “Monstra” të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Gjykata Supreme ka caktuar seancën pesëmbëdhjetë muaj pasi që pala mbrojtëse e ankimoi aktgjykimin e Gjykatës Penale dhe të Apelit.

Përndryshe, tashmë ka më shumë se pesë vjetë që kur ka ndodhur aksioni policor “Mostra” ku Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button