Zaev në takim me ambasadoren Kara: Qeveria e përkushtuar në përparimin e raporteve fqinjësore

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev në takim me ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, Erkal Kara ka shprehur se Qeveria është e përkushtuar në avancimin e fqinjësisë në kuadër të vlerave evropiane, njofton Portalb.mk.

Në këtë takim është përkrahur që të vazhdohet me raportet e mira fqinjësore ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, në kuadër të principeve demokratike, ekonomike dhe në drejtime tjera në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

“Qëllimi i parësor i Qeverisë është që ti përmirësoj raportet me të gjitha shtetet, veçanërisht me shtetet fqinje të Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë presin perspektivë dhe se Qeveria që i udhëheqë është e gatshme që t’i merr parasysh të gjitha përvojat pozitive në rrugën integruese”, tha kryeministri Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadorja Kara kanë folur edhe për mundësinë e tejkalimit të barrierave administrative me të cilat përballen investitorët në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button