Daçiq në takim me Han: Serbia do të bëjë gjithçka për dialogun me Kosovën

 Komisari evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han, pas arritjes në Beograd, realizoi takim me ushtruesin e detyrës kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme Ivica Daqiq.

Shefi i diplomacisë serbe theksoi se qëllimi i Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor është ribashkimi drejt Bashkimit Evropian dhe se ky qëllim mund të realizohet vetëm me hapa të mëdha, e jo me deklarata minuese të cilat e kthejnë rajonin në të kaluarën.

Ai e theksoi rëndësinë e hapjes së kapitujve me qëllim të vazhdimit të dinamikës dhe vazhdimësisë në procesin për përparim drejt rrugës së integrimeve evropiane, kumtoi Ministria serbe e Punëve të Jashtme.

Daçiq theksoi se një prej prioriteteve të jashtme-politike të Serbisë është stabiliteti rajonal dhe theksoi se vendi do të investojë përpjekje maksimale që me rolin e tij konstruktiv të japë nxitje të konsiderueshme që Ballkani të jetë zonë e stabilitetit dhe paqes rajonale.

Han dhe Daçiq konstatuan se Serbia është në rrugë të mirë, si dhe se është e nevojshme të kompensohet ajo që është humbur në të kaluarën.

Daçiq potencoi se Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur me qëllim që të vazhdojë dialogu me Prishtinën, por edhe se pret që të realizohet ajo që është më e rëndësishme për Beogradin dhe ai është formimi i Bashkësisë së komunave serbe.

Han deklaroi se këtë muaj pret të hapen edhe dy kapituj në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE, duke theksuar se ky proces do të vazhdohet në gjysmën e dytë të vitit.

Komisioni evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim theksoi se vizita e tij në Serbi është me qëllim që qytetarëve t’ua tregojë rezultatet konkrete të procesit euroinegrues.

Han theksoi se përparimi në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit është një parakusht për perspektivën për hyrje në Union dhe shprehu pritje se Prishtina do ta konfirmojë përkushtimin në atë proces sepse dialogu nuk ka alternativë tjetër.

Daçiq dhe Han konkluduan se dialogu duhet të zhvillohet drejt rezultateve konkrete edhe krahas të kaluarës së rëndë, sepse për të dyja palët është e rëndësishme të kenë dialog të suksesshëm dhe konstruktiv, qëndron në kumtesë.

Han, gjithashtu, do të mbajë takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button