Koha për përgjegjësi

Qeveria e re po hapëron ngadalë në hapat e vetë të parë dhe ne të gjithë jemi kuriozë për atë se çfarë do të shohim të ndodhë, ku do të jenë prioritetet dhe çka do të bëhet në fillim. Ajo që do ta determinojë perceptimin publik mbi këtë qeverisje të shpresave dhe pritshmërive të mëdha është padyshim vendosja si prioritet e barjtes së përgjegjësisë. Është koha që paprekshmëria e personave publik në këtë vend të mbarojë njëherë e përgjithmonë dhe të fundoset së bashku me mënyrën e gjertanishme të qeverisjes. Është koha ti jepet fund tolerimit të punës së palodhshme në kundërshtim me intersat e qytetarëve, është koha për ndryshim të mirëfilltë të mentalitetit të qeverisjes.

Ku duhet të fillojë kjo bartje e përgjegjësisë? Padyshim aty ku janë bërë krimet më të mëdha, tek partitë politike që kanë qenë e që janë në pushtet. Në vend se ta kenë luksin të kërcënojnë e të frikësojnë gazetarë që ua nxjerrin në shesh dyshimet që i rrethojnë, pjesëtarët e partive politike, qofshin në pushtet ose në opozitë, por veçanërisht ata që janë pjesë e pushtetit, duhet të mundohen ta arrogancën e tyre dhe të bashkëpunojnë në vendosjen e drejtësisë. Asnjë subjetk nuk mund të reformohet pa u përcaktuar më parë që të kalojë përmes procesit të pastrimit dhe bartjes së përgjegjësisë për çdo akuzë të bazuar për korrupsion. Asnjë qeversije e re nuk do të jetë vërtetë reformatore derisa bartjen e përgjegjësisë për këto krime nuk e vendos si prioritetin kyç dhe më të rëndsishëm të saj. Bartja e përgjegjësisë nga të gjithë kundër të cilëve ka dëshmi për keqpërdorime, pa marrë parasyshë a janë tani në pushtet apo janë në opozitë, është momenti krucial i reformës, i cili duhet të kërkohet me ngulm nga të gjithë subjektet relevante: politikanët e reformuar, qytetarët e zgjuar, por edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Ajo që i bashkoi qytetarët e këtij vendi dhe solli deri tek ndryshimi që po e përjetojmë, ishte kërkesa e pakompromis për vendosje të drejtësisë. Tani është koha që ajo drejtësi jo vetëm të ndodhë por edhe të shihet se po ndodh.

Prioritet po aq i rëndsishëm i qeverisjes së re do të duhet domosdoshmërisht të jetë ndëshkimi adekuat i urrejtjes. Urrejtja e hapur që deri tani është stimuluar në këtë shtet, nuk guxon të tolerohet edhe më tej. Ajo që ndodhi në sheshin e Shkupit mbrëmjen kur Vardari u shpall kampion evropian në hendboll ka emër dhe quhet gjuhë e urrejtjes. Të dëshirosh vdekjen e bashkëqytetarrëve të tu shkon përtej çdo logjike të shëndoshë dhe çdo norme ligjore të një shteti serioz. Mbjellja e një urrejtje të tillë përmes propagimit të saj rezulton me krime të urrejtjes si që ishte sulmi fizik dhe lëndimi trupor ndaj personit i cili ishte victimë e rrahjes në grup vetëm për shkak të përkatësisë së tij etnike shqiptare. Ky është një krim klasik i urrejtjes, as i pari as i fundit që ka ndodhur në këtë vend, por i pari i kësaj natyre që ka ndodhur gjatë qeverisjes së re. Është sekret publik që këto incidente janë inskenuar nga pushteti i mëparshëm, mirëpo kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që këto incidente duhet të injorohen nga pushteti i tanishëm. Mënyra se si duhet të përballet ky pushtet i tanishëm me këto gjëra është përmes ndjekjes së tyre penale si krime të urrejtjes dhe vendosjses së përgjegjësisë për to. Me këtë do të tregojë qartazi që ka vendosur t’i kuptojë seriozisht këto krime dhe t’i ndjekë si të tilla. Mbjellja dhe stimulimi i urrejtjes në një vend multietnik nuk mund të tolerohet nga një pushtet që pretendon të jetë reformator. Prandaj, sa më herët që vendos të përballet me këto gjëra aq më mirë për të.

Gjëja tjetër që pushteti i ri duhet ta ketë parasyshë është që tani më ka të bëjë me një qytetari të zgjuar e cila e ka ulur shumë pragun e tolerances sepse sapo ka dale nga një humnerë ku e ka parë se deri ku mund të çojë heshtja konformiste ndaj pushtetit. Bile nuk mund të thuhet ende se ka dalë tërrësisht nga ajo humnerë duke pasur parasyshë numrat e përafërt dhe rrezikun imanent të gravitimit të përsëritur drejt asaj humnere. Prandaj pushteti i ri duhet të jetë shumë i kujdesshëm se ku do i harxhojë ato 6 milionët e buxhetit të mbetur, si do i kthejë paratë e vjedhura nga pushteti i mëparshëm dhe sa nikoqir i mirë do të jetë. Kjo qytetari e zgjuar nuk e ka ndër mend të tolerojë harxhime të mëtejshme plangprishëse nga përfaqësuesit e institucioneve kur e din se secili femijë i ri që lind, është që më pare i zhytur në borxh prej së paku 2000 eurosh si pasojë e qeverisjes së kaluar dhe kreditimit të pakontrolluar të pushtetit. Prandaj, të gjithë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore që mendojnë se mund të vazhdojnë me praktika luksoze, qoftë edhe për ti promovuar sukseset e tyre, ta kenë parasyshë dhe të mos hidhërohen kur për këtë do të kamzhikohen ashpër dhe pamëshirshëm nga mediumet dhe qytetarët. Poashtu, edhe pse e dimë që do mare ca kohë dhe ndoshta edhe më shumëse 100 ose 200 ditë sa të fillojë të vendoset funksionimi elementar i institucioneve, përfaqësusesit e atyre institucioneve duhet ta dinë që qytetarët që një herë janë zgjuar nuk do të lejojnë të kënaqen me pak e as të impresionohet se dikush e kryen detyrën për të cilën është zgjedhur dhe këtë e paraqet si arritje të lartë. Pushtetarët e rinj duhet ta dine që prej tyre pritet punë serioze dhe vetëmohuese në mënyrë që jo vetëm të vendosen standardet minimale, por edhe të përparohet dhe të nautralizohet dëmi i shkaktuar në vitet e kaluara. Qytetaria e zgjuar, intelektualët dhe mediumet sigurisht që do jenë këtu për ti lëvduar praktikat e mira, por të mos ketë dilema që çdo shenjë e lidhshmërisë ose ngjashmërisë me pushtetin e kaluar ose me çfarëdo keqpërdorimi do të kritikohet ashpër dhe do të kundërshtohet si e papranueshme.

Përfundimisht përveç qytetarëve që duhet të kontribuojnë në mënyrë aktive në mbajtjen e rrugës së drejtë dhe reformuese, ndihma dhe përkrahja nga miqtë ndërkombëtarë është esenciale. Asnjë proces reformator nuk do të mund të shkojë përtej karakterizimit si revanshizëm përveç nëse në këtë rrugë nuk do të bashkangjitet përkrahja ndërkombëtare. Këtu së pari hynë reformat në gjyqësor dhe në administratën publike, ku poashtu duhet të vendoset kriteri i përgjegjësisë dhe i njëjti të mbahet fortë e me insistim. Pa një përkrahje të dukshme ndërkombëtare, në kushtet e tashme, një gjë e tillë do të ngjallë shumë shqetësim.

Prandaj, në këtë drejtim, përgjegjësia duhet ndarë mes subjekteve kryesore dhe qenësore për procesin reformues. Përgjegjësia kryesore dhe më e madhe sigurisht i takon partive në pushtet të cilat qartazi dhe pa hamendje duhet të dëshmojnë që vërtet kanë për qëllim reformat dhe ndryshimin esencial të mënyrës së qeverisjes. Subjekti i dytë janë qytetarët që duhet të jenë kontrollori i zgjuar dhe i pakompromis i pushtetit. Subjetki i tretë është bashkësia ndërkombëtare e cila duhet të mos tolerojë më shkelje të njëpasnjëshme të parimeve demokratike dhe sundimit të së drejtës duke pasur parasyshë se ku arritëm herën e funit kur patëm tolerance për këto lëshime.

Shansë të dytë nuk do të ketë, kjo është koha për ndryshim, kjo është koha kur duhet bartur përgjegjësi.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button