OKB-ja lajme të mira për botën, firmoset marrëveshja për plastikën

Kombet përgjegjëse për pjesën më të madhe të ndotjes së oqeaneve nga plastika kanë premtuar të fillojnë pastrimin e tyre.
Në samitin e Oqeaneve të OKB-së, delegatët nga Kina, Tajlanda, Indonezia dhe Filipinet premtuan se do të punonin për të pastruar plastikën nga detet dhe se do të merrnin masa që mbetjet plastike mos të shkarkoheshin në det.

Disa nga premtimet ende nuk janë formalizuar dhe ambientalistët thonë se masat e propozuara nuk janë urgjente, ashtu siç duhet të ishin me kohë.

Gjatë një takimi në Nju Jork, OKB tha se këto masa janë pjesë e një ndryshimi të qartë ndërkombëtar kundër ndotjes së oqeanit, transmeton Gazeta Express.

Eric Solheim, drejtor i mjedisit i OKB-së, tha për BBC: “Ka shenja mjaft inkurajuese, me kombet që marrin ruajtjen e oqeaneve shumë më seriozisht. Sigurisht, ka një rrugë shumë të gjatë për të bërë, pasi problemet janë tepër të mëdha”.

Është llogaritur se 5-13 milion ton plastikë hidhet në oqeanet e botës çdo vit. Pjesa më e madhe e saj prek zogjtë dhe peshqit. Gjithashtu fragmente të plastikës janë gjetur edhe në organizma në fund të oqeanit.

Një raport i kohëve të fundit thotë se shumica e plastikës detare shpesh derdhet në det, veçanërisht në vendet që kanë zhvilluar ekonomitë e konsumit më shpejt sesa aftësia e tyre për të menaxhuar mbeturinat.

Në një raport të qendrës, Helmholtz në Leipzig, Gjermani, thuhet se, 75% e ndotjes detare vjen nga vetëm 10 lumenj, kryesisht në Azi dhe se reduktimi i plastikës në këto lumenj me 50% do të zvogëlonte inputet plastike globale me 37%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button