MPJ apel deri tek qytetarët që udhëtojnë drejt Katarit

Ministria e Punëve të Jashtme i këshillon qytetarët e Republikës së Maqedonisë, para udhëtimit për dhe nga Shteti i Katarit, ta kontaktojnë transportuesin ajror, të informohen për ndryshimet e mundshme të termineve dhe për mënyrën e udhëtimit të tyre, ndërsa në rast në nevojës, të drejtohen deri te Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Doha ose drejtpërdrejtë në MPJ-në e Maqedonisë.

“Disa vende nga rajoni i Gadishullit Persian, mes të cilëve edhe Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Bahreini, … më 4 qershor këtë vit i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Katarit, që ka rezultuar me ndërprerje të numrit më të madh të drejtimeve rrugore, detare dhe ajrore mes këtyre vendeve dhe Katarit, si dhe restriksione për udhëtime dhe qëndrim të qytetarëve të Katarit në këto vende”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme e RM-së, siç qëndron në kumtesë do të përcjellë zhvillimin e ngjarjeve në këtë rajon dhe me kohë do t’i njoftojnë shtetasit e Maqedonisë për të gjitha ndryshimet.

Telefonat e kontaktit MPJ:

2/3110 389 + 322 dhe 389 + 333 2/3110.

Personi për informimin e mediave: Silvana Ivanovska

Telefoni kontaktues: 00389 72 239 052

Ambasada e Maqedonisë në Doha

Personi kontaktues: Vukica Kërtolica Popovska ushtruese e detyrës

Telefoni kontaktues: 00 974 5006 7044

Adresa: Building No. 20, Zona 63

Str. 941, West Bay.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button