Dua Lipa shpallet “Femra e Vitit” në Britani

Londra është tronditur pak ditë më parë nga sulmet terroriste, por vetë londinezët vazhdojnë jetën normalisht, duke mos lënë pas dore aktivitetin e tyre të përditshëm. E mbrëmshmja ka mbledhur disa nga emrat më të njohur të botës së artit, për ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga “Glamour”, shkruan Bordo.al. 

Nicole Kidman, Felicity Jones, Anna Kendrick, Amy Pohler ishin vetëm disa nga emrat, që nuk refuzuan ftesën për të qenë pjesë e këtij eventi. Nga personazhet e pasarelave, pjesëmarrëse ishte edhe modelja Winnie Harlow, me një paraqitje tejet të veçantë. Dua Lipa ishte gjithashtu një nga të famshmet e ftuara, dhe mund të themi me siguri se prezenca në këtë ceremoni nuk mbeti pa shpërblyer. Dua rrëmbeu çmimin “Femra e Vitit”, e këtë e mësuam nga rrjetet sociale, ku këngëtarja publikoi një foto të trofeut, me emrin e saj përsipër.

Artistja u paraqit me një fustan të zi e të gjatë, duke kombinuar kështu thjeshtësinë dhe klasin. Shpresojmë që të tjerë çmime të bëhen pjesë e karrierës së Duas, ndrkohë në galeri ju paraqesim fotot e shpërndara nga këngëtarja, si dhe disa nga personazhet pjesmarrës në “Glamour Awards”.

dua

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button