Nga një barnatore në Shkup janë vjedhur 70 mijë denarë

Një person i maskuar  mbrëmë ka kryer vjedhje në një barnatore në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, me ç’rast ka marrë 70 mijë denarë nga qarkullimi ditor.

Vjedhja, siç kumtoi policia, është denoncuar rreth orës 21:20 në njësitin për njoftim dhe komandim Shkup. Kryerësi me kërcënim me thikë i ka marrë paratë pas së cilës ka ikur në drejtim të panjohur.

Ndërmerren masa për gjetje të kryerësit dhe për zbardhje të plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button