Ministrat për vizitë në Tetovë, ja masat që i ka ndërmarrë Qeveria

Në vizitë të komunës së Tetovës dhe në fshatin Poroj të goditur nga vërshimet qëndroi delegacioni qeveritar i udhëhequr nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski, ministri i Drejtësisë Bilen Saliji si dhe ministri për Investime të Huaja Ramiz Merko.

“Nga ana e të pranishmëve u raportua se në mbëledhjen e djeshme të qeverisë janë marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhim dhe mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit të dëmeve në infrastrukturë dhe toka bujqësore, me çrast këto 2 komisione nga dita e sotme janë në teren duke bërë vlerësimet fillestare. Në mbledhje urgjente të qeverisë e cila do të mbahet sot pasdite me kërkesë së Komunës së Tetovës do të bëhet përcaktimi i lokacionit në të cilin do të transportohen dhe deponohen prurjet e dheut nga vërshimet. Gjithashtu si kërkesë emergjente e banorëve do të parashtrohet ndërtimi sa më i shpejtë i urës së drurit e cila pësoi gjatë vërshimeve. Ekipet e NPK Tetova sot dita e dytë janë duke punuar intensivisht në  mënjanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit, kurse komuna e Tetovës vazhdon me aksionin e shpërndarjes së ujit teknik dhe ujit të pijshëm për nevojat e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button