Han: Ekspertët do të vijnë në Maqedoni për raport të ri të Pribes-së

Komisioneri i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, i cili mbikëqyr përpjekjet për anëtarësim në BE të vendeve të Ballkanit, sot ka njoftuar se së shpejti Maqedoninë do ta vizitojë komisioni prej ekspertëve ligjor të udhëhequr nga Reinhard Priebe me qëllim të t’i detektojë mangësitë në zbatimin e reformave të mëhershme të Raportit të Pribe-së dhe të vlerësojë situatën aktuale për formim të reformave të reja urgjente të cilat do t’i ndërmerr Qeveria e re e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Si pjesë e gatishmërisë së Bashkimit Evropian për punë dhe përkrahje të Qeverisë së re në rrugën për reforma, unë sërish do të dërgoj një grup prej ekspertëve ligjor të udhëhequr nga Reinhard Priebe, drejtor i komisionit, që ta ndihmojnë dhe këshillojnë Qeverinë e re për sistemim të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Johanes Han.

Ai njofton se “ky grup do të përfshijë të njëjtët ekspert që i përfshiu grupi i mëhershëm të cilët përgatitën rekomandimet në lidhje me përgjimet e publikuara në vitin 2015 të cilët kontribuuan në përpilimin e reformave urgjente prioritare të cila u shkrinë në Marrëveshjen e Përzhinos”.

Por megjithatë ai nuk tregoj se kur do të ndodh vizita e eskpertëve.

“Grupi i ekspertëve të lartë do ta vizitojë Maqedoninë sa më shpejtë që të kryejë analizë të situatës aktuale, të ndjekin të arriturat nga rekomandimet e mëhershme dhe si t’i drejtojnë mangësitë në sistemimin e roleve për sundim të ligjit, në të cilën ka pasur kthesë gjatë viteve të fundit”, shkruan në njoftimin e Johanes Han.

Ai bëri të ditur se për reforma të Maqedonisë në rrugën e integrimit evropian ndihmë dhe këshilla ka kërkuar edhe nga shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian.

“Un kam kërkuar nga shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian që të diskutojë për prioritetet në lidhje me reformat e Qeverisë së re për sa i përket Bashkimit Evropian me hapa dhe kohë të saktë, dhe se si BE mund të ofrojë ndihmë dhe këshilla që të realizohen ato reforma”, njofton Han.

Ai edhe njëherë shprehu përkushtimin për bashkëpunim me Qeverinë dhe opozitën e re me qëllim të kthimit të Maqedonisë në rrugën drejt integrimit në BE të cilën e meritojnë dhe e duan qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button