Përfshihet nga zjarri xhamia në Reçak

Policia njofton se është përfshirë nga zjarri xhamia në fshatin Reçak të Shtimes.

 Sipas policisë dje pasdite është përfshirë nga zjarri xhamia në fshatin Reçak të Shtimes.

Përfshirja e xhamisë nga zjarri është raportuar në polici nga një qytetar.

Policia në raportin e saj të përditshëm tregon se nuk dihen arsyet pse shpërtheu zjarri në këtë objekt kulti.

“Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin policor.

Edhe në janar të këtij viti u dogj në Drenoc të Deçanit xhamia e vitit 1773.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button