Pranohen kërkesat, normalizohet komunikacioni hekurudhor

Sot në mbrëmje është normalizuar komunikacioni hekurudhor pasi që personeli makinerik i Hekurudhës së Maqedonisë (HM) ndërprenë protestën ku edhe lajmëruan se trenat do të kthehen në relacionet e parapara, njofton Portalb.mk.

Kjo vjen pasi që të punësuarit në HM u takuan me ministrin Sugarevski dhe zëvendëskryeministrin Angjushev nga ku arritën marrëveshje për kërkesat e tyre.

Të punësuarit nuk tregojnë se për çfarë marrëveshje janë dakorduar dhe se a do të jenë të plotësisht të pranuara kërkesat e tyre.

Nga nesër ata kthehen në vendet e tyre të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button