Zaev: Maqedonia ka rreth 1 miliard euro borxh të fshehur

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë me gazetarë të nëntë shtëpive mediale në Radio Televizionin e Maqedonisë duke folur për buxhetin shtetëror ka bërë të ditur se ka dokumente të paevidentuara për të cilat duhet të informohet opinioni, ngaqë me shumë gjasë ka borxh të fshehur rreth 1 miliard euro, njofton Portalb.mk.

Ai u shpreh se borxhi publik ka tejkaluar likuidetit buxhetor dhe se përkap vlerën prej 50 % të bruto prodhimit vendor.

Zaev vlerësoi se gjendja ekonomike e Maqedoninë nuk është e mirë sepse në buxhetin shtetëror nuk ka 130 milion, por 6 milion euro.

Gjithashtu bëri të ditur se duhet të bëhen konsultime se ku të bëhen reformat për stabilizim të ekonomisë dhe rritje të saj e cila do të sjell edhe në rritjen e rrogës mesatare, ngaqë siç shprehu ai, rroga mestarë prej 500 eurove, me këtë buxhet shtetëror, do të bëhet realitet në vitin 2019.

Në pyetjen se a e di tashmë se kush do të jetë drejtor i Drejtorisë për Ardhura Publike, ai u shpreh se ende nuk dihet dhe se për një gjë të tillë do të vendoset gjatë këtyre dy javëve.

Ai ka folur edhe për procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë, kur krahas asaj që ka kërkuar ndihmë nga Greqia dhe Bullgari për lehtësim të saj, ka vlerësuar se për integrim të Maqedonisë në NATO do të ndihmonte edhe Shqipëria.

“Kërkojë ndihmë të hapur nga vendet fqinje, Greqia, Bullgaria, kurse për në NATO mund të ndihmojë edhe Shqipëria. Sekretari gjeneral i NATO-s dëshiron ta takon Maqedoninë duke na sjell lajm të mirë. Ajo është e mundur nëse Greqia e heq veton, nën referencë që të hyjmë në NATO, kurse të vijojmë bisedimet për me Greqinë për integrim në Evropë. Nuk do të ketë problem që të kërkohet ndihmë nga qytetarët grek që ta hapin rrugën e Maqedonisë për integrim në BE. Kam shpresa që për një kohë të shkurtër do të bëhemi anëtare të NATO-s, e cila do të paraqet edhe argument se Maqedonia pjesërisht do të zhbllokohet”, tha Zaev.

Ai u shpreh se ngjarja e dëshpëruese e vitit 2008, kur u gjendëm para dyerve të NATO-s, nuk duhej të kthehet në provokim.

“Duhet të bëjmë diçka që nuk do të hap plagë dhe nuk do të provokojë Greqinë. Nuk do të ndërtojmë përmendore të reja dhe të emërojmë autostrada të reja që të provokojmë atë. Por nuk do të lejojmë që të preket edhe në integritetin tonë, ekziston vijë e kuqe”, tha Zaev.

Zoran Zaev paraprakisht paralajmëroi se takimi i parë si kryeministër do të jetë me Johanes Han në Bruksel kurse i dyti në Bullgari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP