Shkarkimi i Zvërlevskit, Zaev: Të kandidojnë të gjithë ekpertët dhe personat e pavarur

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë me gazetarë të nëntë shtëpive mediale në Radio Televizionin e Maqedonisë ka ftuar të gjithë individët e pavarur dhe ekspertë të jurispodencës që të kandidojnë për postin e prokurorit publik për të cilin sot Qeveria e Maqedonisë hapi procedurë për shkarkim të prokurorit të deritashëm, Marko Zvërlevski, njofton Portalb.mk.

Zaev ka vlerësuar se sa më shpejtë që të gjehet zëvendësi i Zvërlevskit, aq më herët do të fillojnë reformat e duhura.

“Dua t’i motivojë të gjithë individët e pavarur, nga prokuroritë, avokaturat, sferës profesionale, të cilët nuk kanë lidhshmëri me partitë politike, të cilët janë të gatshëm të lidhen me funksionin  e Prokurorit Publik, që kur të përfundojë procedura për largim të atij të deritashëm, Marko Zvërlevski, të konkurojnë për këtë funksion. Nëse më herët nisim me reformat, më shpejtë do ta arrijmë qëllimin”, tha Zaev.

Përndryshe, në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të iniciojë procedurë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski.

Ky vendim është sjell pasi që Zvërlevski “funksionin e ka kryer në mënyrë të paligjshme dhe detyrat nuk i ka kryer në kohë, në pajtueshmëri të dispozitave ligjore”. Propozimin, Qeveria do ta dorëzojë deri te Këshilli i Prokurorëve të Republikës së Maqedonisë për të kërkuar mendim. Këshilli është i obliguar që në afat prej 15 ditëve, t’i përgjigjet Qeverisë me mendim pozitiv ose negativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button