Vizita e parë e Zaevit në Bruksel, takim me zyrtarë të lartë (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev e konfirmoi pyetjen e gazetarit të TV21 se vizita e tij e parë do të jetë në Bruksel. Ai ndër të tjera foli edhe për vendimin e qeverisë për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm Marko Zvërlevski, ndërsa tha se për këtë duhet zgjidhje ekspertësh. Kryeministri Zaev i bëri të ditur këto pas qëndrimit në Poroj të Tetovës, vendbanim që u përfshi nga vërshimet.

“Po jam i lumtur se është konfirmuar kjo vizitë, dhe takimi me eurokomisarin për zgjerim Johanes Han. Kjo është e rëndësishme se në fokus do të jenë reformat si prioritet urgjent, për të cilat kemi formuar ekipet e punës. Vizita jonë e dytë do të jetë ajo në Bullgari, pasi që ky vend do të kryesojë me presidencën e BE”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i R.M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button