Xhamia Bejturrahman, ‘Kalaja’ e Açe-s në Indonezi

“Që prej ndërtimit të saj, xhamia ka qenë pre e sulmeve të kolonistëve, por me përpjekjet dhe kryengritjet e muslimanëve të zonës, ajo është ndërtuar përsëri”, thotë kryeimami i xhamisë Bejturrahman, Azman Ismail

Xhamia Bejturrahman në Açe të Indonezisë e cila sfidon vitet, njihet nga muslimanët e këtij rajoni si ‘Kalaja’ e Açe-s, shkruan Anadolu Agency (AA).

Xhamia e ndërtuar me materiale drusore, nga Sulltani i Açe-s, Skënder-i në vitin 1612, tërheq vëmendje edhe me historinë e saj interesante.

Xhamia e cila u dogj në vitin 1873 nga ushtarët holandezë të cilët kishin ardhur për të pushtuar vendin, u kthye në një pikë kthese dhe ndikoi që të rritej epërsia e Islamit dhe kryengritja e muslimanëve të rajonit.

“Kjo xhami në të cilën un jam imam, konsiderohet si Kalaja e Açe-s, nga e kaluara deri në ditët e sotme. Që prej ndërtimit të saj, xhamia ka qenë pre e sulmeve të kolonistëve, por me përpjekjet dhe kryengritjet e muslimanëve të zonës, ajo është ndërtuar përsëri”, thotë kryeimami i xhamisë Bejturrahman, Azman Ismail.

Duke vënë në dukje se kolonistët holandezë e dogjën xhaminë pasi e konsideronin atë si Kalanë e rajonit, Ismail në vijim shton: “Xhamia Bejturrahman është ndërtuar krejtësisht nga lëndët drusore. Kolonistët holandezë e dogjën atë në vitin 1873 me urdhër të një nga komandatët e tyre, Kjohler. Muslimanët të cilët nuk e pranuan një gjë të tillë, realizuan një kryengritje, në të cilën Khohler u vra në oborrin e kësaj xhamie”.

“Kryengritja e muslimanëve të Açe-s bëri që kolonistët të hedhin hap pas”

Ismail thotë se kryengritja e muslimanëve të Açe-s bëri që kolonistët të hedhin hap pas dhe shton:

“Vrasja e komandantit Khohler, i cili ishte bërë dhe shkaktar për djegjen e xhamisë, bëri që Holanda të pranonte që të ishte e sjellshme ndaj vlerave të Islamit. Qeverisja e asaj kohe e Holandës dha fjalën për rindërtimin e xhamisë, në mënyrë që të ulë tensionet tek muslimanët dhe në këtë mënyrë themeli i parë prej betoni i kësaj xhamie u hodh në vitin 1879″.

Shenja arkitekture të 3 vendeve

Xhamia, ndërtimi i së cilës u plotësua nga sulltani i fundit i Açe-s, Muhammed Daud Sjah në vitin 1881, mbart shenja arkitekture të 3 vendeve të ndryshme, thotë Ismail dhe më pas shton: “Themeli i parë i xhamisë u hodh nga Holanda. Më pas ndërtimi i saj u përfundua nga arkitektë arabë dhe sulltanët indonezianë. Për këtë arsye ajo mbart në vetvete shenja të arkitekturës nga 3 vende”.

Ismail thotë se xhamia fillimisht nuk u pranua nga muslimanët e Açe-s për shkak se themelet ishin hedhur nga Holanda, ndërsa tregon se më vonë ata pranuan pasi xhamia u plotësua nga arkitektët dhe kontribuesit muslimanë.

Nuk u ndikua nga Tsunami

Xhamia Bejturrahman në tërmetin e vitit 2004 dhe në tsunamin e krijuar pas tij arriti të mbijetonte edhe pse të gjitha ndërtesat përreth u shembën, ndërsa pemët u shkulën. Në tërmetin dhe tsunamin të cilët u bënë shkas për vdekjen e rreth 250 mijë njerëzve në këtë rajon, xhamia pësoi vetëm disa krisje.

Duke vënë në dukje se xhamia ka shpëtuar shumë njerëz gjatë kësaj fatkeqësie, Ismail në vijim thotë: “Kur ndodhi tsunami unë isha në shtëpi. Ndërkohë që shtëpia ime u shemb plotësisht nga një dallgë rreth 2 metra e lartë, xhamia nuk u ndikua fare. Pati vetëm disa plasaritje. Madje besimtarët dhe njerëzit e strehuar në xhami në atë kohë, shpëtuan mrekullisht dhe pa u plagosur”.

Rezistimi i xhamisë nga sulmet dhe fatkeqësitë e mëparshme, komentohet nga populli i Açe-s si një mrekulli.

Në xhaminë e ndërtuar në kohën e Sulltan Skënderit, thuhet se kanë shërbyer si dijetarë, njerëz të mëdhenj nga Turqia, Irani dhe bota arabe të cilët kanë dhënë mësim të dijeve fetare islame dhe që varret e tyre gjenden në Açe.

Xhamia fillimisht e ndërtuar me një minare, bashkë me shtesat e mëvonshme, momentalisht ka 7 kube, 8 minare dhe 32 kollona. Ajo është ndërtuar në një hapësirë prej 1.500 metrash katrorë dhë ka një kapacitet prej 30 mijë personash. Xhamia është futur në listën e UNESCO-s së trashëgimisë botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP