Së shpejti aplikacioni që ju çliron nga varësia ndaj teknologjisë

Plumbi del me plumb. Tashmë është gjetur një app i ri për të fituar ndaj varësisë teknologjike. Pra të fitosh ndaj varësisë prej smartphone, tani është e mundur edhe përmes një aplikacioni, shkruan TechSot. Ndonëse duket si nonsens, por nga një jetë virtuale mes lojërash, apo chatesh, është e mundur të rikuperosh një raport më të shëndetshëm me telefonin.

Edhe pse disa përdorues sidomos të rinjtë, zakonin e përdorimit të telefonit e kanë shndërruar në sëmundje tashmë, që rrezikon të marrë formë ekstreme nomofobi sic quhet ndryshe. Por rrini të qetë, tani për të gjithë ne vjen OTOMOS, aplikacioni që na shkëput nga teknologjia. Në Japoni do të jetë në treg në muajin Gusht, dhe është i menduar kryesisht për prindërit që duan të luftojnë varësinë e fëmijëve nga ekranet smart.
OTOMOS sipas TechSot, është një lloj Timer që fikson telefonin e fëmijëve, në formën e lojës. Përmes aplikacionit mund të imponosh kohën e përdorimit të telefonit fëmijës, i cili edhe caktivizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button