Moska thotë se ata nuk përzihen në punët e Maqedonisë, por Brukseli dhe Uashingtoni

“Teksti i publikuar në gazetën britanike “The Guardian” dhe në mediat e Maqedonisë për ndodhitë në vitet e  fundit në Maqedoni dhe për përzierjen eventuale të Federatës së Rusisë, është përpjekje që përgjegjësia të hidhet për krizën e thellë politike”, reagojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, njofton Portalb.mk.

“Të thënat se Moska ka financuar media maqedonase për shpërndarje të dezinformatave në interes të Rusisë vijnë nga organizata që sponsor kryesorë janë strukturat e SHBA-së dhe Fondacionit të Sorosit. Ata janë ata të cilët hapur kanë marrë pjesë dhe kanë qenë regjisor të ndodhive në skenën politike të Maqedonisë dhe duke u përpjekur që ta akuzojnë Rusinë, e cila që nga fillimi ka kundërshtuar futjen e skemave destruktive në Shkup nga jashtë”, thuhet në reagim.

Nga MPJ-ja ruse theksojnë se Qendra për Hulumtime të Krimit të Organizuar he Korrupsionit qëllimisht nuk shkruan për trysninë të cilin Perëndimi e zbaton në interesat e mëdha të shqiptarëve në Maqedoni.

“Njëkohësisht, gjithashtu, Qendra për Hulumtime të Krimit tëë Organizuar dhe Korrupsionit heshtë për: Trysninë e jashtëzakonshme nga Brukseli dhe Uashingtoni ndaj udhëheqësisë legjitime të Maqedonisë që t’i shtyjë zgjidhjet të cilët nuk i kënaqin interesat nacionale të vendit, për refuzimin e Perëndimit që ta dënojë “Platformën Tiranase”, e cila është manifest i ideologjisë së Shqipërisë së Madhe. Ilustrim i qartë për ndikim të jashtëm është kryetari i Kuvendit i cili zyrtarisht në kabinetin e tij e mban flamurin e Shqipërisë. Flamurin rus ose serb, askush nuk e vendos”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Rusisë.

 LEXO:  Hulumtim: Përpjekje ruse dhe serbe për t’u përzier në punët e brendshme të Maqedonisë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button