Eco Guerilla: Pjesë e agjendës politike të Qeverisë së re të jetë edhe mjedisi jetësor

Në Ditën botërore të mjedisit jetësor, Eco Guerilla pret nga Qeveria e re që t’i përkushtohet më shumë mjedisit jetësor në vend dhe të mos lejojë që ndotësit e ajrit të mos zhvillojnë veprimtaritë pa i plotësuar normat. Ata aludojnë edhe në vërshimet e ditës së sotme që shkaktuan dëme të shumta.

Në Ditën botërore të mjedisit jetësor, Eco Guerilla pret nga Qeveria e re që t’i përkushtohet më shumë mjedisit jetësor në vend dhe të mos lejojë që ndotësit e ajrit të mos zhvillojnë veprimtaritë pa i plotësuar normat ndërkombëtare.

”Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Eco Guerilla nga qeveria e re pret që t’i jepet mjedisit jetesor një pozitë më e rëndësishme në agjendën politike. Konkretisht, presim që Jugohrom nuk do të rihapet deri në vendosjen e plotë të filtrave, zgjidhje adekuate edhe afatgjate për ndotësit tjerë gjigandë në mbarë vendin, krijimin e qendrave moderne për menaxhimin e mbeturinave por dhe reciklimin e tyre, kujdes më të madh për pyjet, implementimin e projekteve me energji të rinovurshme, standarde ekologjike për automjetet e transportit, ndryshimin e ligjit për hapësirat e gjelbërta në zonat urbane, zhvillim transparent dhe gjithpërfshirës të strategjive për zhvillim të qëndrueshëm, si dhe qytetarët të kenë qasje të plotë tek informacioni dhe drejtësia për çështjet mjedisore”, shprehen nga Eco Guerilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button