Në ndërprerje rruga Tetovë – VK Jazhincë, doli nga shtrati lumi Poroj, situatë dramatike (VIDEO)

Komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë – vendkalimi kufitar Jazhincë, afër fshatit Poroj është në ndërprerjeje për shkak reshjeve të mëdha të shiu dhe daljes nga shtrati të lumit të Poroj, njoftoi  LAMM.

Prej LAMM shtojnë se komunikacioni nga ky drejtim riorientohet drejtë akseve tjera rrugore.

LAMM informon Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë.

Video nga Alsat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button