Përfundon Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër, shpallet fituesja

Kënga për fëmijë ka ngrohur Shkodrën edhe më shumë këto ditë. Në datat 1, 2 dhe 4 qershor, në qytetin verior, është organizuar Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë që shënoi edicionin e 55-të.

Skenë u shndërrua sheshi pranë shatërvanit para Bashkisë së Shkodrës, ku fëmijët të shoqëruar nga kori nën dirigjimin e mjeshtrit Kujtim Aliaj, drejtor artistik i Festivalit, sollën me interpretimin e tyre krijimet e kompozitorëve dhe poetëve, disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, shkruan revista Class. 

Në përfundim të natës së tretë dhe finale, fituese u shpall Ana Kodra. Ajo fitoi dy çmimet më të rëndësishme të Festivalit, çmimin e parë si këngëtarja më e mirë dhe  çmimin e këngës më të mirë. Kënga e interpretuar prej saj “Mos ma prekni pemën” u shpall fituese e këtij edicioni.”Mos ma prekni pemën” është një kompozim dhe orkestrim i Kristi Popës me tekst të Jorgji Papingjit.

Festivali u prezantua nga Isli Islami dhe duke u zhvilluar në një mjedis të jashtëm dhe të njohur të qytetit të Shkodrës, solli një freski të veçantë.

fituesja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button