Egjipti kërkoi që ambasadori i Katarit ta braktisë shtetin në afat prej 48 orëve

Autoritetet egjiptiane i kanë dhënë ambasadorit të Katarit në Kajro afat prej 48 orëve që ta braktisë shtetin dhe e ka revokuar përfaqësuesin diplomatik nga kryeqyteti i Katarit, Doha, kumtoi MPJ egjiptiane.

“Ambasadori i Katarit u thirr sot dhe i është dhënë notë zyrtare për afat të kaluar të validitetit të akreditimit si ambasador në Egjipt. I janë dhënë 48 orë që ta braktisë shtetin”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Ministria egjiptiane e Punëve të Jashtme theksoi se Egjipti i ka mbyllur kufijtë e saj dhe hapësirën ajrore për të gjitha llojet transportuese me Katarin, si dhe se vendi i ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Katarin sepse ai mbështet organizata terroriste, përfshirë edhe Vëllazërinë myslimane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button