Në Maqedoninë e varfër, Qeveria e Gruevskit shkëlqen me kristale Swarovski (FOTO+VIDEO)

Qeveria e Maqedonisë e cila sot po mban seancën e parë fillimisht hapi dyert për gazetarët, njofton Portalb.mk.

Gazetarët dhe kameramanët, nga përbërja e kaluar qeveritare nuk kanë pasur mundësi të shohin në detaje hapësirën e institucionit më të lartë shtetëror, në krye të së cilit ishte Nikolla Gruevski.

Ashtu edhe si premtoi, kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot hapi dyert e këtij institucioni i cili na priti me porta të hapura nga ku gazetarët dhe kameramanët patën mundësi të shohin çdo pjesë të këtij institucioni.

Brenda na priti baroku prej luksi me abazhurë me kristale Swarovski.

Më poshtë Portalb ju sjell edhe videon nga shkallët e këtij institucioni e kabineti i kryeministrit si dhe disa forografi nga sallat tjera të Qeverisë së Maqedonisë.

 

Salla solemne
Salla solemne
Salla e seancave qeveritare
Salla e seancave qeveritare

 

    

Ajo çfarë mund të theksohet, se në korridorin e këtij institucioni ende ishin të pranishme fotografitë e ish kryeministrave të Maqedonisë, përfshirë këtu atë të Nikolla Gruevskit dhe atij teknik Emil Dimitriev.

Nikolla Gruevski

Emil Dimitriev

cats

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button