Deskoska: Do të hiqet edhe Programi i Kembrixhit

Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska në një ngjarje që u mbajt sot bëri të ditur se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke bërë përpjekje që të mos zbatohet Programi i Kembrixhit në shkolla të mesme, njofton Portalb.mk.

LEXO: Maqedoni, paralajmërohen reforma të shumta dhe rrënjësore në sistemin arsimor

“Bëhet fjalë për një program i cili nuk solli zhvillim të arsimit por vetëm se e stagnoi atë edhe më shumë. Programi i Kembirxhit deri më sot ishte i pranishëm në arsimin fillor, mirëpo, nuk tregoi rezultatet të mira me çka bëri që nxënësit, arsimtarët dhe prindërit të jenë të pakënaqur. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ekspertët bën përpjekje të mëdha, duke shqyrtuar të gjitha hapësirat ligjore që Programi i Kembrixhit, i cili prej shtatorit duhej të ishte pjesë edhe e arsimit të mesëm, i njëjti të mos aplikohet ngaqë nuk është i përshtatshëm”, tha Deskoska.

Se nëse nuk arrihet të largohet para shtatorit, a mund të shpallet gjenerata e ardhshme si gjenerate eksperimentale, Deskovska u përgjigj, do të mundohemi që maksimalisht t’ju ikim eksperimenteve, ngaqë ata deri më sot dëmtuan edhe më shumë sistemin arsimor.

“Do t’ju ikim në maksimum eksperimenteve, ne do të përpiqemi që ta largojmë Programin e Kembirxhit së paku nga arsimi i mesëm”, tha Deskoska.

Se çfarë do të ndodh me këtë program në arsimin e ulët, ajo tha se aty do të bëhen ndryshime të ngadalshme dhe të sigurta.

“Sa i përket Programit të Kembrixhit në arsimin fillor me të nuk do të merremi tash, ngaqë me të do të punojmë më vonë dhe më ngadalë. Aty duhet më shumë kohë dhe më shumë punë”, tha Deskoska.

Ministrja gjithashtu vlerësoi se për çdo program që do të duhet të zbatohet në arsim fillimisht do të hapet debat në publik e më pas do të shqyrtohet edhe ajo se sa është i përshatshëm ai program për në Maqedoni.

LEXO: MASH: Vitin e ardhshëm fillon aplikimi i Programit të  Kembrixhit

LEXO: Na u mësojnë fëmijëve çmendurira: Cirku i Kembrixhit për gjenerata të reja analfabete!

LEXO: Tekstet shkollore me gabime dhe fyerje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button